Basketboll

FINLANDA E EDONIT I’A KTHEN ‘BORXHIN’ BELGJIKËS NË MIQËSORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Finlanda e ka mposhtur Belgjikën në miqësonte e zhvilluar sonte, para dritares së dytë për kualifikimet e Kupës së Botës.

Finlandezët triumfuan ndaj belgëve me shifrat 80-71.

Në këtë duel luajti edhe Edon Maxhuni për 14 minuta me 8 pikë, 5 asiste e 4 kërcime, duke pasur performancë fenomenale për aq sa luajti, por selektori nuk e rrezikoi më shumë pasi e sheh prej lojtarëve kryesorë në ndeshjet zyrtare.

Para dy ditëve, Belgjika e kishte mposhtur Finlandën 71-75.

Deri në fillim të dy ndeshjeve të dyta zyrtare në kualifikime për Botëror që nisin nga 25 gushti, Finlanda do ti zhvillojë edhe dy duele të tjera miqësore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.