PRENTISS NIXON ARDHJA E RE E HUAJ E BASHKIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Prentiss Nixon është zyrtarizuar sonte si lojtari më i ri i Bashkimit.
Ekipi prizrenas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me fundorin amerikan, Prentiss Nixon
25 vjeçari, është i gjatë 187 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.
Ai do të vije në Prizren pas një sezoni të suksesshme në ligën letoneze me ekipin e Ogree ku luajti me një mesatare prej 14.2 pikëve, 3 kërcimeve dhe 3.1 asiste për ndeshje.
Prentiss më herët ka luajtur në Amerikë, Finlandë, Lituani dhe Ukrainë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.