KOSOVA U18 (M) FITON NDAJ QIPROS, POR MBYLL EVROPIANIN ME ECURI NEGATIVE
Kosova U18 ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian, Divizioni B për meshkuj.
Dardanët e rinj sot kanë mundur Qipron me rezultat 90:74 në sfidën e vlefshme për vendin e 21-të.
Te Kosova në fitore sot u dalluan Olsi Kurtaj e Bardh Istrefi me nga 21 pikë si dhe Arlind Konjuhi me 17 pikë.
Dardanët e mbyllën këtë Evropian me 6 humbje e vetëm 1 fitore dhe në pozitën e 21-të nga 22 shtete pjesëmarrëse në Ploiesti të Rumanisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.