TREPÇA EKIPI I PARË QË FILLOI PËRGATITJET, KJO ËSHTË GJENDJA NË KAMPIN MITROVICAS
Prishtinë(AsistiOnline) – Sikurse stinorin e kaluar edhe sivjet, Trepça po del të jetë skuadra e parë e Superligës kosovare, që i fillon përgatitjet për stinorin e ri.
Mitrovicasit tash e një javë i kanë nisur përgatitjet për misionin e vështirë që i pret, ku do të tentojnë ‘mbledhjen’ e të gjithë trofeve ku do të bëjnë gara.
Nën-urdhërat e trajnerit bullgar, Lubomir Minchev me të cilin janë ndarë të kënaqur drejtuesit e klubit, për çka edhe i vazhduan kontratën, Trepça po i zhvillon përgatitjet që të jetë sa më e gatshme në gara.
”Stërvitjet po shkojnë shumë mirë, por ende nuk jemi kompletuar. Po presim brenda javës që të vijnë edhe dy të huajt e fundit, e në javën tjetër besoj se do të kompletohemi. Gjithmonë nëse gjithçka shkon sipas planifikimit që kemi bërë”, i tha AsistitOnline, drejtori sportiv i ekipit Izet Tahiri.
Trepça sivjet përpos garave vendore do të paraqitet edhe në garën ndërkombëtare, FIBA Europe Cup si dhe në Ligën Unike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.