Prishtinë(AsistiOnline) – Dardan Berisha është larguar zyrtarisht nga skuadra e Pejës.
Njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori të Kosovës, nëpërmjet faqes së tij zyrtare ka konfirmuar largimin nga klubi verdhezi, por edhe ka falenderuar qytetarët dhe tifozët e Pejës, për përkrahjen sa ishte pjesë e klubit.
Shkrimi i tij i plotë dhe pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë te Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit,
Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës.
Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më perkrahen gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshme dhë përherë do mbesin në kujtimet e mija.
/AsistiOnline.com/