Basketboll

NEW BASKETI SKUADRA MË AKTIVE NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Një stinor mjaftë interesant sivjet pritet të zhvillohet edhe në Ligën e parë të Kosovës përe meshkujt.

Disa ekipe pritet të pretendojnë hyrjen në Superligë e njëra nga to është edhe New Basket nga Prizreni që thënë realisht ka qenë skuadra më aktive në afatin kalimtar veror.

Prizrenasit deri tani kanë prezantuar disa transfere dhe vazhdime kontratash, por kanë paralajmëruar edhe provomim e disa prej lojtarëve të gjeneratave të reja në ekipin e parë.

Anes Gashi nga Trepça do të luajë me licencë të dyfishtë, Gazali Makasqi e Drini Rexha janë transferuar si lojtarë të lirë e priten edhe transfere të tjera.

Kontratat deri tani i vazhduan: Idoll Pallushi, Visar Ejupi, Gent Shala, & Bener Mitrovica, gjersa basketbollistët si: Semi Futko, Dren Hasani & Elkebir Halçe, do të promovohen në ekipin e parë.

New Basketi edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Ligës së parë dhe luajti në gjysmëfinale të ”play off”-it të Ligës së parë për Superligë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.