Basketboll

PEJA PREZANTON TRANSFERIN E PARË TË HUAJ, PLEJMEJKER ME SHUMË PËRVOJË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka prezantuar sot transferin e parë të huaj.

Verdhezinjët kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Isiah Umipig, lojtar i pozitës 1.

Basketbollisti në fjalë është i gjatë 183 centimetra dhe në edicionin e fundit ka luajtur me skuadrën zvicrane, BBC Nyon me mesatare impresive të pikëve prej 20.3 pikëve, por edhe 2.9 asisteve e 2.4 kërcimeve për ndeshje.

Në të kaluarën, Umipig ka luajtur edhe në Sllovaki (Komarno, Iskra), Kanada (KW Titans), Bullgari (Academic Plovdiv), Turqi (Merkezefendi, Duzce, Manisa, Konyaspor), Ukrainë (Kryvbasbasket), Lituani (Vytautas) etj.

Peja deri tani ka arritur marrëveshje edhe me Rodney Purvisin, për të cilin AsistiOnline.com ka raportuar ekskluzivisht, por që verdhezinjët ende nuk e kanë prezantuar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.