VËLLAZNIMI ME SUPER-PËRFORCIM, TRANSFERON QENDËR SHUMË TË FUQISHME
Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka prezantuar sonte edhe një lojtar të huaj për stinorin e ri.
Gjakovarët sivjet duket se nuk e kanë në plan të hynë vetëm si turistë në elitë, por do të luftojnë shumë deri në fund e këtë e dëshmon më së shumti transferi i fundit.
Ekipi i Vëllaznimit sonte ka zyrtarizuar në radhët e veta, qendrën e fuqishme amerikane Damonte Dodd i gjatë 211 centimetra dhe që luan në pozitën tipike të qendrës.
Amerikani në fjalë pritet të jetë prej lojtarëve kryesorë te kuqezinjët me përvojën që ka, ku edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit elitar polak, GTK Gliwice e në të kaluarën ka luajtur në USA me kolegjin Maryland për katër vite, pastaj në dy ekipe të NBA-G League me Suns dhe Celtics. Dodd ka luajtur edhe në Çeki dhe Meksiko.
Komentet janë të mbyllura.