EKSKLUZIVE: ‘PËRMBLIDHET’ RAHOVECI, ARRIN MARRËVESHJE ME KËTA VENDORË
Prishtinë(AsistiOnline) – Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, duket se edhe skuadra e Rahovecit ka arritur të përmblidhet disi me lojtarë.
Sipas informatave që posedon AsistiOnline.com, ‘vreshtarët’ tashmë kanë kryer disa marrëveshje me lojtarët vendorë me të cilat pritet ta nisin sezonin.
Alban Veseli është transferi më i madh vendor i Rahovecit në këtë afat kalimtar, ndërsa marrëveshja parimore ekziston edhe me ish-kapitenin e skuadrës, Bardh Rexha që stinorin e kaluar ishte prej lojtarëve kyç në rikthimin e Vëllaznimit në Superligë, ndërsa kontratat janë vazhduar edhe me Visar Ejupin dhe Edmond Kryeziun
AsistiOnline.com ditë më parë raportoi se te Rahoveci e kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen e vazhdimit të kontratës edhe me Musab Malën.
Te ‘vreshtarët’ edhe më tutje çështja më delikate duket se mbetet ajo e trajnerit, ku ende nuk është arritur marrëveshja finale me Mujo Thaçin, i cili prej muajsh pritet me entuziazëm të madh nga qytetarët dhe tifozët e kësaj skuadre.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.