NJË PREJ SHPRESAVE TE PEJA, SOKOL NILA VAZHDON KONTRATËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Në vazhdën e risive para stinorin 2022-23 te skuadra e Pejës sonte është zyrtarizuar edhe një risi.
Verdhezinjët kanë njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me talentin pejan, Sokol Nila.
”KB Peja njofton se ka vazhduar kontraten me lojtarin e saj, Sokol Nilen, edhe për sezonen 2022/23. Sokoli, nje talent nga qyteti jonë do vazhdoj të jetë pjesë e ekipes tonë edhe në të ardhmen”, shkruan njoftimi i skuadrës pejane.
Nila ediconin e fundit ishte prej lojtarëve të rinj që u aktivizuan më së shumti te Peja dhe njihet sidomos për gjuajtjet nga distanca.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.