Basketboll

PEJA KOMPLETON TRANSFERET E HUAJA, NËNSHKRUAN ME DY AMERIKANËT E FUNDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës i ka kompletuar transferet e huaja me dy amerikanë.

Verdhezinjët kanë nënshkruajtur me Brad Waldow i gjatë 208cm i cili pëveç NCAA, ka luajtur edhe në Belgjikë, Francë, Poloni, Japoni e së fundmi në Luksemburg.

Skuadra e fundit e Waldow ka qenë ”Racing” në Luksemburg ku ka luajtur me mesatare prej 23 pikëve e 14.5 kërcimeve për ndeshje.
__________________________

Ndërsa, lojtari tjetër është Jalen Tate i cili vije nga përvoja e fundit në Meksikë atje ku luajti në ekipin ”Guaymas” me 16.3 pikë, 4.3 kërcime e 2.5 asiste për ndeshje.

Lojtari në fjalë është i gjatë 1.98cm dhe përveç karrierës në NCAA, në sezonin e fundit ka luajtur edhe në Bundesligën e basketbollit gjerman, tek ekipi i Giessen klub që sivjet ra nga elita gjermane.

Me këto dy transfere dhe pesë ardhje të huaja në total, Peja e mbyll merkaton sa i përket ardhjeve të tilla.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.