PEJA NËNSHKRUAN ME LOJTARIN E HUAJ TË RADHËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka prezantuar edhe lojtarin e radhës të huaj.
Kampionia aktuale e Ligës Unike, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me alo-qendrën amerikane, Taylor Adway.
Lojtari është i gjatë 203cm dhe përveç ligës së kolegjeve amerikane, NCAA ka luajtur edhe në Superligën bjelloruse, gjeorgjiane dhe në sezonin e fundit luajti te Skrljevo në atë kroate me një mesatare prej 16.3 pikë e 4.5 kërcime për ndeshje.
Sipas njoftimit të klubit pejan, lojtari tashmë ka arrritur në Pejë dhe i është bashkuar ekipit në stervitje.
Peja deri tani ka transferuar edhe dy lojtarë të huaj, Isiah Umipig dhe Rodney Purvis, ndëra nga vendorët janë shtuar, Arti Hajdari, Olsi Kurtaj, Dardan Maxharraj e Ermal Bojkun, gjersa kontratat janë vazhduar me Arian Qallakun, si dhe Albin Berishën e disa lojtarë të tjerë të rinj.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=bIfGPTjsMiw
Komentet janë të mbyllura.