Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës në elitën e basketbollit kosovar femëror e ka kryer transferin e dytë të huaj.
Klubi pejan ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtaren boshnjake me shumë përvojë, Lejla Omerbasic
Në edicionin e fundit ajo ka qenë pjesë e Flamurtarit të Vlorës në Shqipëri, duke qenë prej basketbollisteve më të dalluara te kampioni i Shqipërisë.
Gjatë karrieres si lojtare ajo ka luajtur edhe në Bosnje, Rumani, Shqipëri, Slloveni dhe së fundmi në Francë.
Vlen të ceket se Omerbasic është edhe reprezentuese e Bosnje & Hercegovinës.
Penza ditë më parë zyrtarizoi edhe lojtaren tjetër të huaj, Antoinette Bannister.
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2022/07/27/kampionia-e-femrave-nis-mobilizimin-transferon-nje-xhamaikane/
/AsistiOnline.com/




