Basketboll

ALBAN VESELI DHE DISA ARDHJE TË TALENTUARA, RISITË E PEJËS TE VENDORËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditët e fundit të afatit kalimtar kanë qenë të ngjeshura edhe për Pejën që ka kompletuar disa transfere vendore dhe të huaja.

Pas transferimit të Arti Hajdarit dhe vazhdimit të Arian Qallakut, si transfer është prezantuar edhe Alban Veseli që rikthehet te verdhezinjët pas një kohe relativisht të gjatë.

Veseli që në edicionin e kaluar mbrojti ngjyrat e Bashkimit dhe Ponte Prizrenit, pritet të jetë forcë e rëndësishme për Pejën që ka paralajmëruar luftë për trofe.

Peja si transfere i ka prezantuar edhe Olsi Kurtajn nga Borea, Dardan Maxharrajn nga Istogu, rikthimin e Ermal Bojkut dhe vazhdimin me Albin Berishën.

Te Peja janë zyrtarizuar edhe pesë basketbollistë të huaj, së bashku me trajnerin turk Can Sevim.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.