Basketboll

BASHKIMI RIKTHEN EDHE UJKAN KARANEZIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit sivjet ka qenë prej skuadrave më aktive në merkaton e basketbollit kosovar.

Portokallinjët sivjet rikthyen shumicën e lojtarëve prizrenas që luanin jashtë Prizrenit, ndër ta është edhe Ujkan Karanezi i cili kthehet pas aventurës së suksesshme me Vëllaznimin ku u rikthyen në elitë.

Karanezi ishte prej basketbollistëve kryesor te Vëllaznimi në rikthimin e tyre në Superligë dhe sigurisht që pritet të kontribojë për synimet e reja të Bashkimit e që janë trofetë.

Karanezi karrierën si lojtar e kishte nisur pikërisht te Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.