Basketboll

EKSKLUZIVE: BASHKIMI BËN GODITJEN E MADHE, PARAQET LEKNDREAJN NË LISTËN E TRANSFEREVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Daniel Lekndreaj sivjet pritet të ndërrojë ambient për të luajtur.

Basketbollisti nga Shkodra që stinorin e kaluar u pajis me pasaportë të Kosovës, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Bashkimit dhe siç ka mësuar AsistiOnline.com ekskluzivisht, Lekndreaj është paraqitur në listën e transfereve nga ekipi portokallinjë.

Lekndreaj edicionin e kaluar u paraqit me Pejën dhe ishte prej lojtarëve kryesor të ekipit verdhezi, por klubi pejan sivjet vazhdimisht e ka kontestuar transferin e tij te Bashkimi me arsyetimin se ai ka ende kontratë valide me verdhezinjët.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Bashkimi ishte i gatshëm që të paguajë edhe një shumë financiare prej 5-6 mijë eurove në xhirollogarinë e Pejës, por këta të fundit synonin më shumë dhe kësisoj pagesa financiare dështoi.

Sido që të jetë, Lekndreaj tashmë gjendet në listën e transfereve zyrtare te Bashkimi dhe ka pak gjasa që kjo të ndryshojë, pasiqë edhe vet lojtari ka konfirmuar largimin nga Peja.

Reprezentuesi i rregullt i Shqipërisë në Kosovë ka luajtur edhe te Sigal Prishtina dhe njihet për karakterin e tij unik dhe luftarak në parket, sidomos për kërcime, por edhe shënim të pikëve.

LEKNDREAJ NJOFTON PËR LARGIM, KA DISA ANKESA INIDREKTE PËR KLUBIN

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.