Basketboll

ZYRTARE: MUHAMMED-MUJA THAÇI MERR DREJTIMIN E RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shumë bisedimeve, Muhammed-Muja Thaçi edhe zyrtarisht është konfirmuar në rolin e trajnerit te Rahoveci.

Sipas informacioneve të sigurta të AsistiOnline.com të afërta me ‘vreshtarët’ Muja është marrë vesh me drejtuesit e skuadrës së Rahovecit dhe është prezantuar në stolin e ekipit ‘vreshtar’.

Muhamed Thaçi zyrtarisht merr timonin për të drejtuar skuadrën tonë në këtë edicion . Welcome coach Muja”, shkruan njoftimi i ekipit të Rahovecit.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Pas një karriere të bujshme si lojtar, sidomos me KB Dukagjinin (Pejë), por duke luajtur edhe për Prishtinën, Mabetexin, Trepçën, Dritën, në Maqedoni për MZT Skopjen, Vardarin dhe Lirinë (Maqedoni), Alba Fehervarin (Hungari), Stjarnanin në Islandë dhe Ormansporin në Turqi dhe me rastin e pensionimit, shqiptari nga Shkupi e kishte filluar karrierën si trajner, ku pa asnjë mëdyshje shihet si prej shpresave më të mëdha shqiptare në zejen e trajnerit.

Në edicionin 2020/21, Muja u shpall trajneri i vitit në elitën e basketbollit të Gjeorgjisë ku me një skuadër me buxhet shumëfish më të vogël se ekipet tjera, për pak sa nuk kishte shkaktuar senzacionin më të madh ndonjëherë në Gjeorgji, për ta fituar titullin e kampionit.

Me skuadrën e Dinamo Tbilisit, Muja nga vendi i shtatë në stinorin e rregullt, kishte arritur deri në gjysmëfinale të ”play off”-it e më pas e kishin zënë vendin e tretë apo medaljen e bronztë. Realisht në Gjeorgji ky ishte një senzacion i paparë, pasi nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një skuadër nga pozita e 7-të arrijë në gjysmëfinale e këtë e kishte bërë Dinamo Tbilisi nën-drejtimin e Mujo Thaçit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.