PRISHTINA VAZHDON KONTRATËN ME ARBËR BERISHËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Arbër Berisha do të mbetet edhe një stinor te Prishtina.
Basketbollisti kosovar që stinorin e kaluar u lëndua në fillim të edicionit me bardhekaltërit, do të jetë pjesë e tyre edhe për një sezon.
”Arbëri vazhdon kontratën me klubin tonë edhe për sezonin e ardhshëm. Berisha erdhi në kryeqytet në sezonin e kaluar nga Bornova, Turqi. Për fat të keq qendra jonë u lëndua në fillim të sezonit duke e penalizuar për tërë pjesën tjetër të kampionatit. Klubi i qëndroi pas Arbërit deri në rehabilitimin e plotë të lëndimit duke ia besuar edhe këtë stinor të tregoj potencialin e tij dhe ndihmoj klubit drejt suksesve të reja. Arbëri i rikuperuar është i gatshëm për sezonin e ri 2022/23”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.
Berisha u lëndua edicionin e kaluar në ndeshjen e parë të stinorit për Prishtinën, në Superkupën e Kosovës ndaj Pejës dhe nga atëherë ka qenë jashtë parketit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.