Basketboll

GJEST SHEMBULL: TREPÇA E NDERON ARBNOR RIFATIN ME FANELË SPECIALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Edicionin e kaluar në basketbollin e Kosovës u vërejt një rivalitet i madh mes klubeve me ç’rast jo rrallë pati edhe incidente mes zyrtarëve të klubeve dhe lojtarëve.

E një shembull për tu duartrokitur sot e ka dhënë ekipi mitrovicas, KB Trepça që i ka dhuruar një fanelë speciale me mbishkrimin ”Special One” trajnerit të Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati i cili njihet për karizmin e veçantë i cili e përshkon.

Kjo dhuratë speciale duket se e ka prekur në aspektin pozitiv, Arbnor Rifatin i cili ka postuar një shkrim falenderues për drejtuesit e Trepçës, që i ka vlerësuar si miq të sinqertë dhe shembull se rivaliteti duhet të jetë në suaza të sportit.

Definicioni i sportit është bashkimi dhe afrimimi i njerëzve. Falë këtij sporti, ne si komunitet jemi rritur dhe çdo ditë njohin miq e dashamirë të cilët mund të na jenë të afërm në çdo cep të jetës.

Une personalisht me anë të basketbollit sot në rreth kam shumë miqësi në jetën time, gjë që më jep motiv shtesë për punën që e bëjë. Extra motivimi i njeriut është kur vlersohesh si vlerë e aset.
Sot ndihem i privilegjuar për një dhuratë modeste nga KB “TREPÇA” gjegjësisht nga presidenti i klubit njëherë miku im i afërt Vullnet Sefaja. Ju falemderoj për dhuratën, ku nga kjo duhet të mësohemi të respektojm e të afrohemi ndaj njeri tjetrit, armiqësia e urrejtja nuk na qon askund.

Rivaliteti të mbetet vetëm në dimensionet e fushës së basketbollit! Nga këtu gjitha skuadrave ju dëshiroj një edicion të suksesshëm, do jetë viti

për basketbollin e Kosovës”, shkruan Rifati në postim pas dhuratës speciale të Trepçës.

Të kujtojmë e skuadra e Trepçës në dy vitet e fundit është bërë shembull i organizimit në basketbollin e Kosovës që nga ardhja e Vullnet Sefajës si kryetar i klubit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.