PRISHTINA RIKTHEHET NË FIBA EUROPE CUP, PRESIDENTI MARAJ OPTIMIST
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme u konfirmuar lokacionet e zhvillimit të ndeshjeve kualifkiuese për FIBA Europe Cup.
Këtë stinor në këtë garë prestigjioze luan edhe skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina që garimin do e nis nga faza gjysmëfinale e turneve kualifikues.
Presidenti i klubit bardhekaltër, Burim Maraj në një deklarim për AsistiOnline.com sot është shprehur i bindur në paraqitje dinjitoze nga skuadra e tij.
”Klubi i ka bërë të gjitha përgaditjet e duhura për një fillim të mbarë. Kemi një roster me lojtarë vendorë shumë cilësorë dhe premtues. Shtabi teknik në krye me Ekremin, tashmë kanë filluar përgatitjet me skuadrën e cila do të kompletohet ditëve në vijim. Besoj shumë tek kjo skuadër, kjo duke parë profesionalizmin e udhëhequr nga kryetrajneri dhe stafi i tij, por edhe përkushtimin që djemt tanë janë duke e treguar në stërvitje. Jam shumë optimist që do të kemi një skuadër konkuruese në ligën evropiane dhe me pak fat, sukseset nuk do të mungojnë. Skuadrat kundërshtare janë skuadra shumë kualitative dhe me mjaftë pervojë në kompetecionet evropiane, si Cedevita Jr. dhe Kalev/Cramo. Do të përgaditemi maksimalisht që klubi jonë të kualifikohet tutje dhe të kemi një paraqitje ekselente në çdo aspekt”, potencoi Maraj.
Në gjysmëfinalen që do të zhvillohet në Lituani, Sigal Prishtina pret fituesin e përballjes çerekfinale mes KK Cedevita Junior të Kroacisë dhe Kalev/Cramo të Estonisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.