Basketboll

EKSKLUZIVE: FBK-JA E LIRON LEKNDREAJN NGA KONTRATA ME PEJËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Daniel Lekndreaj shumë shpejtë ka të ngjarë se mund të prezantohet si lojtari më i ri i Bashkimit.

Kjo pasi siç ka mësuar AsistiOnline.com ekskluzivisht, Komisioni i Garave pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës i ka dhënë të drejtë basketbollistit shkodran për ta liruar nga kontrata që kishte me Pejën dhe kështu ai për momentin është lojtar i lirë.

KB Bashkimi e kishte praqitur Lekndreajn si transfer në afatin kalimtar veror, gjersa FBK-ja edhe pse e kishte aprovuar pjesërisht si transfer e kishte lënë në dorën e komisionit vendimin final.

25 vjeçari që në parket njihet për karakterin e tij unik dhe luftarak, te Bashkimi pritet të paraqitet si basketbollist vendor.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.