GJERMANO-AMERIKANI DERRICK WILSON TRANSFERI I RADHËS TE PRISHTINA
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka prezantuar transferin e dytë të huaj.
Kryeqytetasit sot kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me basketbollin gjermano-amerikan, Derrick Wilson.
Lojtari në fjalë luan në pozitën e plejmejkerit dhe është i gjatë 185 centimetra, kurse te Prishtina vije pas përvojës me ekipin elitar hungarez, ”Zalakeramia” tek të cilët u paraqit me 13.4 pikë, 3.7 asiste e 3 kërcime për ndeshje.
Ai ka qenë aktiv edhe gjatë kësaj vere në një ligë verore në SHBA.
Në të kaluarën, Wilson karrierën profesionale e kishte filluar në Danimarkë, duke luajtur për tre vite. Në sezonin 2017/18 ishte pjesë e skuadrës Horsens IC ku pati mesatare prej 10.2 pikë, 3.4 kërcime dhe 3.4 asiste me të cilat e ndihmoi skuadrën për t’u shpallur nënkampionë të Danimarkës, pastaj u transferua në Suedi tek skuadra Djurgarden me të cilën shkëlqeu me mesatare prej 19.8 pikë, 5.2 kërcime dhe 4.5 asistime. Paraqitje fantastike ai pati në Turqi me skuadrën e Sigortam në Ligën e parë me 17.7 pikë për ndeshje.
Prishtina deri tani e ka kompletuar ekipin me lojtarë vendorë e nga të huaj ky është transferi i dytë pas Dustin Thomas, gjersa në roster pritet të shtohet edhe edhe 2-3 të huaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.