Basketboll

NJË SKUADËR E RE INKUADROHET NË LIGËN E PARË ME KËRKESË TË VEÇANTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Një skuadër e re i’u është shtuar basketbollit kosovar gjatë këtij viti.

Bëhet fjalë për klubin e quajtur ”Bora Basket” që në afatin kalimtar veror ka paraqitur disa transfere dhe fillimisht ishte menduar se do të garojë në Ligën e dytë.

Por në mbledhjen e fundit të bordit të FBK-së, është marrë vendim që kjo skuadër me kërkesë të veçantë ti fillojë garat në Ligën e parë.

Bordi e ka miratuar në parim kërkesën e KB Bora Basket për tu inkuadruar në Ligën e Parë të Meshkujve nga edicioni 2022/23 pas paraqitjes së projektit serioz dhe afatgjatë me theks të veçantë zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja”, shkruan njoftimi i FBK-së.

Dion Haxhosaj, Mergim Jakupi, Blerand Thaçi, Arber Shala, Adhurim Aliaj, Don Shehu e Eliot Peci, janë emrat e paraqitur si transfere të këtij ekipi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.