Prishtinë(AsistiOnline) -Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës gjatë javës së kaluar ka mbajtur një mbledhje dhe ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar
Në njoftimin e FBK-së thuhet se në këtë mbledhje janë marrë edhe disa vendime, ku ndër të tjera është vendosur që emri i Superligës së Kosovës te meshkujt të ndërrohet.
”Superliga e Meshkujve në dy vitet e ardhshme do të merr emrin Prince Caffe Superliga”, shkruan njoftimi i FBK-së.
Të kujtojmë se edicionin e kaluar, Superliga e Kosovës quhej ”Artmotion Superliga”.
/AsistiOnline.com/


 
                                    

