Basketboll

TREPÇA E FITON MIQËSOREN E PARË, TRIUMFON NGUSHTË NDAJ BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Është zhvilluar miqësorja e parë mes dy skuadrave elitare, para fillimit të stinorit 2022-23 në basketbollin kosovar.

Në duelin e zhvilluar në ”Minatori” të Mitrovicës, Trepça e mposhti Bashkimin e Prizrenit me shifrat 89-78, duel ky që përgjatë tërë kohës ishte i ngushtë në rezultat.

Vlen të ceket se të dy trajnerët i inkuadruan të gjithë lojtarët në lojë, për të parë se deri ku kanë arritur me përgatitje.

Statistikat nga dueli, nuk i kemi siguruar.

Sot u hedh shorti për edicionin e ri të Prince Caffe Superliga, ku në xhiron e parë, Trepça e pret Ponte Prizrenin, kurse Bashkimi ndeshet me Vëllaznimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.