Basketboll

ERGJAN OSMANI STARTOI DHE LUAJTI NDESHJE FENOMENALE, NDËRSA TURQIA U MPOSHT

Prishtinë(AsistiOnline) – Turqia sonte pësoi disfatë të thellë nga Letonia në kualifikimet për Kupës e Botës 2023.

Në duelin e zhvilluar në Letoni, këta të fundit ju gëzuan fitores së thellë ndaj turqve me shifrat 113-85.

Nga ky duel vlen të ceket paraqitja fenomenale e shqiptarit nga Bajram Curri, Ergjan Osmani që 22 minuta lojë i realizoi 12 pikë, 1 asist e 1 kërcim, duke qenë pikëshënuesi i katërt më i mirë i skuadrës.

Vlen të ceket se në këtë duel, Ergjani ishte i përzgjedhuri i Ergin Atamanit në 5shen startuese.

Në këto kualifikime, momentalisht Turqia ka 2 fitore e 3 humbje, gjersa pas tre ditëve në ”Sinan Erdem Dome” e pret Serbinë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.