KB VITIA SIVJET DEBUTON NË GARA, ME DY GJENERATA TË REJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Padyshim që basketbolli është njëra prej sporteve më masive në vendin tonë.
Viteve të fundit, ai po zhvillohet edhe në qytete që nuk janë njohur më parë me të, ndërsa rast i tillë është qyteza e Vitisë.
Aty prej vitesh funksionon shkolla e basketbollit ”Vitia” e udhëhequr nga Nehat Rexhepi i cili me vullnet të madh, punon me gjeneratat e reja.
Sivjet, ekipi i Vitisë do të inkuadrohet për herë të parë në gara me grupmoshat e reja, U16 dhe U12, derisa synohet që gjatë viteve në vijim basketbolli në këtë Komunë të masovizohet edhe më shumë.
Me shpresën që do të punohet sa më profesionalisht, AsistiOnline.com shkollës së basketbollit ”Vitia”, por edhe të gjitha shkollave të basketbollit në vend, ju dëshiron punë të mbarë dhe suksese.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.