Basketboll

METI THAÇI DEBUTON NË ELITËN MAQEDONASE, VAZHDON KONTRATËN ME ÇAIRIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri dhe tejet i talentuar shqiptar nga Shkupi, Meti Thaçi  ka përzgjedhur skuadrën për stinorin që po vjen.

I biri i ish-basketbollistit të spikatur, Mujo Thaçit, Meti ka vazhduar kontratën me ekipin shqiptar ”Çair 2030” që sivjet do të garojë në Superligën maqedonase, pas fitimit të Ligës së parë në stinorin e kaluar.

Meti stinorin historik për Çairin, ishte prej individëve kryesor dhe dha kontribut të çmuar në klub, për çka drejtuesit e skuadrës me ngulm dëshironin t’ia vazhdonin kontratën.

Meti Thaçi ka nënshkruar vazhdimin e kontratës edhe për 1 vit me ekipin tonë”, shkruan njoftimi i skuadrës shqiptare sot.

Interesim për ta pasur në radhët e veta Metin, sivjet pati edhe nga basketbolli kosovar, me Prishtinën dhe sidomos Rahovecin që provuan një marrëveshje por kjo nuk ndodhi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.