ADIS BEQIRAGIQ ME BOSNJEN E MPOSHTIN SUPER-FUQINË BOTËRORE – FRANCËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Nën-dirigjimin e yllit boshnjak që luan në NBA, Jusuf Nurkic, Bosnje & Hercegovina e ka fituar një duel super të fortë ndaj fuqisë botërore në basketboll, Francës.
Skuadra boshnjake që për selektor e ka trajnerin kampion aktual të Kosovës me Golden Eagle Yllin, Adis Beqiragiq sonte e mposhti Francën në Sarajevë me rezultat 96-90.
Në fakt, ky ishte një super-duel i luftuar për çdo top dhe se çfarë spektakli panë të pranishmit më së miri e tregon, fakti se sfida u mbyll vetëm pas dy palë vazhdimeve (76-76, 83-83).
Jusuf Nurkiq pati paraqitje bravoroze sonte me 21 pikë, 9 kërcime, 4 asiste, 2 vjedhje topash e 1 bllokadë, gjersa u ndihmua shumë edhe nga John Roberson me 18 pikë, Dzanan Musa me 17 pikë dhe Miralem Halilovic me 12 sosh, e që ishin katërshja kryesore te Bosnja në këtë super-fitore, pa i harruar edhe lojtarët tjerë.
Te Franca sonte kurrsesi s’mjaftuan për fitore, Evan Fournier me 24 pikë e Guerschon Yabusele me 16 të tjera.
Tash, Bosnja ka 4 fitore e 4 humbje në kampanjën e kualifikimeve për Botërorin 2023 dhe gjendet në pozitën e 4-të në grup, duke vazhduar besimin në kualifikim.
Dy ndeshjet e radhës në këtë kampanjë kualifikuese, Bosnja i zhvillon në nëntor ndaj Hungarisë dhe Francës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.