Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI TRANSFERON BASHIR AHMEDIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli është afër kompletimit të skuadrës për stinorin e ri.

Kampioni aktual i Kosovës ka arritur marrëveshje me lojtarin e radhës të huaj, emër i njohur për basketbollin e Kosovës.

Bëhet fjalë për Bashir Ahmedin, amerikano-ganezin i cili në të kaluarën ka luajtur te Sigal Prishtina duke treguar lojëra fantastike.

Bashir është i gjatë 201 centimetra dhe luan në pozitat 3-4, gjersa në stinorin që lamë pas ka luajtur në elitën rumune me ”Targu Jiu” me mesatare prej 10.8 pikëve e 3.8 kërcimeve për ndeshje.

Aloja në fjalë përpos Kosovës dhe Rumanisë në të kaluarën ka luajtur edhe në Argjentinë, Bosnje, Kroaci, Francë, Hungari dhe SHBA.

Pas Henrik Shirkos dhe Ismet Sejfic e Chris Harrisit, Ahmed bëhet lojtari i katërt i huaj te Ylli.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.