Basketboll

BRANIMIR PAVIQ DHE COURTNEY FELLS NË TË NJEJTËN SKUADËR NË KROACI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-NBA lojtari Courtney Fells është bërë me skuadër të re për stinorin 2022-23, por jo në Kosovë.

Basketbollisti amerikan që vitin e kaluar mbrojti ngjyrat e dy skuadrave kosovare, Ponte Prizrenit dhe më pas Pejës, është transferuar në Kroaci.

Fells është transferuar te skuadra e Kvarnerit nga Rijeka, ndërsa atje për trajner do ta gjejë Branimir Paviqin që vitin e kaluar e drejtoi Bashkimin e Prizrenit dhe siç ka mësuar AsistiOnline.com, Fells ka qenë kërkesë eksplicite e Paviqit për tu transferuar aty.

Fells me Pejën stinorin e fundit luajti me mesatare fantastike prej 14 pikëve, 5.1 kërcimeve, 3.7 asisteve dhe 2.3 vjedhje topash për ndeshje.

Ndërsa te Ponte Prizreni kishte mesatare impresionuese prej 22.2 pikëve, 8.5 kërcimeve, 3.7 dhe dhe 2.1 vjedhje topash për ndeshje.

Në përgjithësi, Fells kishte kaluar një sezon fantastik në Kosovë me dy trofe të fituar, Ligën Unike me Pejën dhe Superkupën e Kosovës me Ponte Prizrenin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.