DITË E RËNDË PËR ADIS BEQIRAGIQIN, NDAHET NGA JETA NËNA E TIJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i hidhur ka ardhur sot në kampin e Kombëtares së basketbollit të Bosne & Hecegovinës.
Trajnerit të ekipit tonë kosovar, Golden Eagle Yllit dhe selektorit të Bosnjes, Adis Beqiragiq i ka vdekur nëna.
Beqiragiq momentalisht ndodhet me Kombëtaren boshnjake në Këln të Gjermanisë ku me 1 shtator e nis Kampionatin Evropian për meshkuj.
Njoftimin për ndarjen nga jeta të nënës së trajnerit boshnjak e ka dhënë Federata e Basketbollit të Bosnje & Hercegovinës.
”Nëna e trajnerit të ekipit tonë të meshkujve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Adis Bećiragić, u zhvendos sot në një botë më të mirë”, shkruan njoftimi i tyre.
Stafi i ASIST-it dhe AsistiOnline.com i shpreh ngushëllimet më të përzemërta për ndarjen nga jeta të nënës, trajnerit Beqiragiq dhe gjithë familjes së tij.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.