Basketboll

BELGJIKA E MPOSHT GJEORGJINË PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Belgjika e ka fituar duelin e parafundit të ditës së parë në Eurobasketin e këtij viti.

Të udhëhequr nga Jean-Marc Mwema e Jonathan Tabu me nga 14 pikë secili, Belgjika fitoi në shtëpinë e Gjeorgjisë në Tbilisi me rezultat tepër të ngushtë 79-76 dhe atë pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll 70-70.

Te Gjeorgjia s’mjaftuan për fitore, Sandro Mamukelashvili me 18 pikë e 13 kërcime dhe as Thad McFadden me 17 pikë.

Në xhiron e dytë, Belgjika ndeshet me Malin e Zi e Gjeorgjia luan ndaj Spanjës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.