BEQIRAGIQ ME BOSNJEN E NISIN EUROBASKETIN ME FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Bosnje & Hercegovina e ka nisur në mënyrë fenomenale Eurobasketin 2022 me fitore ndaj Hungarisë.
Kombëtarja boshnjake që drejtohet nga trajneri i ekipit kosovar të Yllit, Adis Beqiragiq, triumfoi sonte ndaj hungarezëve me shifrat 95-85.
Edhe në pjesën e parë ishte ndeshje tepër e baraspeshuar me hungarezët që mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal 45-46, në pjesën e dytë gjërat ndryshuan me ekipin boshnjak që mori dominimin në momentet vendimtare dhe fitoi ndeshjen.
I zakonshmi Jusuf Nurkic edhe sot ishte dominues ndaj kundërshtarëve për fitoren e Bosnjës me 19 pikë, 4 kërcime, 3 asiste e 2 bllokada, derisa u ndihmua edhe Dzanan Musa me 19 pikë dhe John Roberson me 18 sosh.
Te Hungaria ishin të pamjaftueshëm për fitore, Szilard Benke me 20 pikë e Adam Hanga me 16 sosh.
Në duelet e dyta të Eurobasketit, Bosnja takohet me Gjermaninë e Hungaria luan ndaj Sllovenisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.