DERBI I DITËS SË PARË NË EUROBASKET I TAKOI SLLOVENISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Sllovenia e ka fituar derbin e ditës së parë në Eurobasket, duke e mposhtur Lituaninë.
Ekipi slloven e mposhti atë lituanez me shifrat e ngushta 92-85.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër e ngushtë nga fillimi e deri në fund, ku Sllovenisë i takoi minimalisht pjesa e parë 50-51, gjersa fundi i lojës ishte i ngushtë me Lituaninë që e kishte avantazhin deri 4 minuta para fundit, por sllovenët nëpërmjet Mike Tobeyt që luajti perfekt nën-trapez e fituan lojën.
Mike Tobey me 24 pikë, Goran Dragic me 19, Luka Doncic e Jaka Blazic me nga 14, si dhe Vlatko Cancar me 11 sosh, ishin lojtarët që realizuan pikë dyshifrore në fitoren e sllovenëve sonte.
Derisa te Lituania, Mindaugas Kuzminskas kishte 19 pikë, Marius Grigonis 18 dhe Lukas Lekavicius shtoi 14 sosh.
Në xhiron e dytë, Sllovenia takohet me Hungarinë e Lituania përballet me Francën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.