KORKMAZ VENDIMTAR, FQINJI I KOSOVËS PËR PAK SA NUK E BEFASON TURQINË
Prishtinë(AsistiOnline) – Turqia e ka fituar njërën prej ndeshjeve më interesante të ditës së parë në Eurobasket 2022.
Skuadra e Ergin Atamanit e mposhti Malin e Zi me shifrat finale 72-68.
Mali i Zi ishte duke fituar 33 sekonda para fundit me 67-68, por me fillimisht me një dyshe e pastaj edhe treshe në sekondën e fundit nga Furkan Korkmaz, Turqia e fitoi takimin me shumë telashe.
Shane Larkin ishte pikëshënuesi kryesor te Turqia sot me 18 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Cedi Osman me 15 dhe Alperen Sengun me 12 sosh.
Te Mali i Zi s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Bojan Dubljevic me 18 pikë e as Marko Simonovic me 13 sosh.
Në xhiron e dytë të grupit, Mali i Zi ndeshet me Belgjikën e Turqia takohet me Bullgarinë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.