SPANJA E DEMOLON BULLGARINË NË NDESHJEN HAPËSE TË EUROBASKETIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Ka nisur edhe zyrtarisht Kampionati Evropian 2022, për meshkujt i cili mbahet nga sot e deri më 18 shtator në katër shtete.
Spanja e ka mposhtur thellë Bullgarinë në duelin hapës me shifrat e thella 114-87.
Shtatë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Spanja në këtë fitore e më të dalluarit ishin, Lorenzo Brown me 17, Willy Hernangomez me 16 dhe Rodolfo Fernandez me 14 pikë.
Te Bullgaria lojë të mirë tregoi, ylli i tyre që luan te Olimpiakosi, Aleksandar Vezenkov me 26 pikë dhe Pavlin Ivanon që shtoi 16 pikë.
Në rrethin e dytë grupor, Bullgaria luan ndaj Turqisë e Spanja takohet me Gjeorgjinë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.