Basketboll

POLONIA E IGOR MILIÇIQIT E MPOSHT ÇEKINË NË DUELIN E PARË NË EUROBASKET

Prishtinë(AsistiOnline) – Polonia e ka nisur me fitore Eurobasketin 2022.

Skuadra që për selektor e ka emëruar ish-lojtarin e Trepçës, Igor Milicic, triumfoi ndaj çekëve me rezultat solid prej 99-84.

Mateusz Ponitka me 26 pikë e A.J. Slaughter me 23 sosh, ishin dy individët që spikatën në këtë triumf të polakëve sot.

Derisa te çekët s’mjaftuan për fitore, Jan Veseley me 17 pikë e Jaromir Bohacik me 13 sosh.

Në xhiron e dytë, Polonia ndeshet me Finlandën e Republika Çeke luan ndaj Serbisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.