Basketboll

FINLANDA E MAXHUNIT RIKTHEHET FUQISHËM, DEMOLON POLONINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Humbja minimale nga Izraeli ditën e djeshme, duket se s’ka ndikuar fare te finlandezët që sonte demoluan Poloninë.

‘Susijengi’ e mposhtën ekipin polak sot me plotë 30 pikë diferencë 89-59.

Sasu Salin me 18 e Lauri Markkanen me 17 pikë, ishin dy pikëshënuesit më të mirë te finlandezët sot, gjersa kontribut të shquar dha edhe kosovari Edon Maxhuni me 8 pikë, 3 asiste e 1 kërcim.

Te Polonia që drejtohet nga ish-lojtari i Trepçës, Igor Miliçiq, asnjë lojtar nuk mundi të realizojë pikë dyshifrore.

Në xhiron e tretë, Finlanda luan me Serbinë e Polonia duelon me Izraelin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.