Basketboll

PRISHTINA ZYRTARIZON TRANSFERIN E TRETË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka zyrtarizuar edhe një transfer të huaj për stinorin e ri të garave.

Kryeqytetasit kanë nënshkruajtur me qendrën malazeze, Pavle Djurisic.

Djurisic, 22 vjeçar, është i gjatë 207cm dhe luan në pozitën tipike të qendrës.

Djurisic më parë ka luajtur në ligën e kolegjeve në NCAA me skuadrën “Austin Peay Governors” për të vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në sezonin e parë si profesionist në Elitën Belge.

Në sezonin 2020/21 luajti për skuadrën nga kryeqyteti belg, Phoenix Brussels ku për 26 ndeshje ka arritur mesatare prej 13.0 pikë dhe 5.7 kërcimesh për ndeshje dhe ishte vlerësuar si lojtari më i dalluar i ekipit.

Prishtina momentalisht numëron tre të huaj në ekip, Derrick Wilson, Dustin Thomas dhe këtë të fundit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.