Under Header

spot_img

BELGJIKA E KALON FAZËN GRUPORE NË EUROBASKET

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Belgjikës është ekipi i radhës që siguron një vend në të 1/16-tën e finales në Eurobasket 2022.

Ekipi simpatik belg sot e mposhti Bullgarinë me shifrat 80-89.

Tre basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Belgjika në këtë triumf tepër të vlefshëm, Retin Obasohan me 25, Emmanuel Lecomte me 20, si dhe Maxime De Zeeuv me 13 sosh.

Gjersa te bullgarët nuk mjaftuan për të fituar, Sasha Vezenkov me 26 pikë dhe Dee Bost me 18 sosh.

Me këtë fitore dhe bilanc të përgjithshëm, Belgjika kualifikohet në fazën e dytë të Eurobasketit, gjersa Bullgaria eliminohet me 1 fitore e 4 humbje.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme