Basketboll

DONÇIQ MBI GJYSMËN E PIKËVE TË EKIPIT, SLLOVENIA E GJUNJËZON FRANCËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Eurobasketit, Sllovenia e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së pestë në Eurobasketin 2022.

Ekipi slloven triumfoi edhe pse me shumë vështirësi ndaj ‘gjelave’ 82-88.

Luka Doncic ishte spektakolar sonte në këtë fitore të francezëve me mbi gjysmën e pikëve për slloveninë, plotë 47 sosh, gjersa shtoi edhe 7 kërcime, 6 asiste dhe 1 vjedhje topi e nga pjesa tjetër e ekipit, vetëm Goran Dragic arriti pikë dyshifrore, gjithsejt 14 sosh.

Në anën tjetër, te Franca s’mjaftuan për fitore, Rudy Gobert me 19 pikë e Evan Fournier me 15 sosh.

Sllovenia e mbyll fazën grupore si e para me 4 fitore dhe vetëm 1 humbje (nga Bosnja e Adis Beqiragiqit), ndërsa Franca sipas të gjitha gjasave do të përfundojë e treta me 3 fitore dhe 2 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.