SPANJA E FITON DUELIN NDAJ TURQISË PËR VENDIN E PARË NË GRUPIN A
Prishtinë(AsistiOnline) – Spanja dhe Turqia e kanë mbyllur fazën grupore të grupit A në Eurobasket 2022.
‘Iberikët’ kanë arritur të marrin fitore në duelin e fundit në grup ndaj turqve me rezultat tejet të ngushtë 69-72.
Willy Hernangomez me 15 pikë e Lorenzo Brown me 11 sosh, ishin dy lojtarët e vetëm që realizuan pikë dyshifrore te Spanja sot, por të mjaftueshëm për fitore.
Ndërsa te Turqia s’mjaftuan për fitore, Cedi Osman me 20 pikë e Furkan Korkmaz me 16 sosh.
Spanja e mbyll grupin A të Eurobasket 2022 në vendin e parë me 4 fitore e 1 humbje, ndërsA Turqia e dyta me 3 fitore e 2 humbje.
Kundërshtarët e ekipeve do të caktohet gjatë ditës së nesërme, varësisht nga mbyllja e ndeshjeve të tjera.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.