BELGJIKA I REZISTON GOXHA, POR SLLOVENIA ARRIN NË ÇEREKFINALE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sllovenia është skuadra e dytë çerekfinaliste e Eurobasket 2022.
Kombëtarja sllovene arriti të triumfojë ndaj Belgjikës edhe pse këta të fundit rezistuan mjaftë shumë e në fund ndeshja u mbyll 88-72.
Luka Donçiq edhe sot ishte i pandalshëm në radhët e Sllovenisë me 35 pikë e në fitore ndihmuan edhe Klemen Prepelic me 13 pikë e Mike Tobey me 12 sosh.
Te Belgjika sot lojë të mirë shfaqën, Emmanuel Lecomte me 16 pikë e Pierre Gillet me 15 sosh.
Me këtë fitore, Sllovenia kualifikohet në çerekfinale të Eurobasketit 2022, aty ku do të ndeshet me fituesin e duelit, Ukrainë-Poloni.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.