ASISTI NDEROHET ME MIRËNJOHJE NË DERBI, PËR KONTRIBUTIN E MADH NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS (VIDEO)
Prishtinë(AsistiOnline) – Në derbin e xhiros së parë të Superligës së Kosovës për stinorin 2022-23, emisioni i vetëm dhe ekskluziv për basketboll në trevat shqiptare – ASISTI është shpërblyer me mirënjohje.
Drejtuesit e Sigal Prishtinës në krye me Burim Marajn dhe presidentin nderi, Blerand Stavileci i kanë dorëzuar mirënjohje, autorit dhe themeluesit të emisionit, Agon Fehmiu, për kontributin e veçantë që ky emision ka dhënë dhe po vazhdon të jap për zhvillimin dhe avancimin e basketbollit kosovar, sidomos në vitet e fundit, kur ky sport në vendin tonë, kishte stagnuar së tepërmi.
Fehmiu ka falenderuar klubin kryeqytetas për mirënjohje dhe ka premtuar se kontributi për basketbollin e Kosovës, veçse do të shtohet dhe emisioni do të sjellë risi edhe më të mëdha për komunitetin e basketbollit dhe audiencën shqiptare në tërë botën.
Të kujtojmë se emisioni unik – ASISTI, në episodin e parë të këtij edicioni të ri të garave, feston për plotë 500 emisione të realizuara, pra ky është realizim jubilar i kurorëzuar me një punë të jashtëzakonshme duke filluar nga autori e tërë ekipet realizuese ndër vite.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.