Basketboll

MITROVICA SI ZAKONISHT, INTERESIM MASIV PËR DUELIN E PARË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Asgjë risi në Mitrovicën ku tërë territori i Komunës si zakonisht frymon me basketboll.

Gjatë daljes në shitjes të biletave për ndeshjen e parë të sezonit për klubin e tyre, Trepçën, siç shihet në fotografitë e siguruara, interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm.

E siç ka mësuar AsistiOnline.com, tashmë të gjitha biletat janë shitur dhe ”Minatori” pritet të jetë përplotë me shikues.

Të kujtojmë se Trepça sonte përballet me Ponte Prizrenin në sfidën e cila nis nga ora 19:00.

Ajo transmetohet në njërën prej kanaleve të sportit në Artmotion e pesëshet startuese, rezultatin kohë pas kohe, të gjitha ndodhitë gjatë ndeshjeve, si dhe raportin final do të mund ti gjeni në AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.