Basketboll

EKSKLUZIVE: ADIS BEQIRAGIQ FLET PAS ELIMINIMIT NGA EVROPIANI, RRËFEN GJITHÇKA – PËRFSHIRË EDHE OFERTAT (VIDEO-INTERVISTË)

Prishtinë(AsistiOnline) – Pa asnjë dyshim që prej personaliteteve më të përfolura në vitet e fundit në basketbollin e Kosovës dhe jo vetëm… është trajneri Adis Beqiragiq.

Njeri me fjalë pak e vepra shumë i cili, kudo që po shkon, po tregon sukses dhe po i bën njerëzit për vete e kështu ndodhi edhe me Kombëtaren e Bosnje & Hercegovinës me të cilën luajti në Eurobasket 2022.

Fati deshti që Bosnja e Beqiragiqit të jetë në grupin më të vështirë të Eurobasketit me Kombëtare superfuqi, por kjo nuk e zmbrapsi atë dhe ekipin që luftuan deri në xhiron e fundit për tu kualifikuar.

Pas mbylljes së një aventure unike në jetën e tij sportive, Beqiragiq ka folur ekskluzivisht për AsistiOnline.com, duke treguar gjithçka që ndodhi në Eurobasket, rrugëtimin, ndeshjet e vështira, përkrahjen që mori nga Kosova dhe Ylli, komplimentet për fitoren ndaj Sllovenisë dhe mbylljen e Donçiqit, ofertat që mori pas Eurobasketit, si dhe krejt në fund diskutoi pak për gjendjen e basketbollit kosovar.

__________________________

Së pari ju falenderoj të gjithëve dhe ju përshëndes të gjithëve në Kosovë për përkrahjen që më keni dhënë gjatë kësaj kohe sa kam qenë në Eurobasket. Gjatë tërë kohës kam marrë mesazhe motivuese, prej tyre që është gjë shumë e mirë. Sa i përket pyetjes tuaj të parë, grupi jonë ka qenë shumë, shumë, shumë i fortë dhe katër ekipe të grupit tonë që kanë avancuar prej fazës së parë të grupeve, besoj që do të shkojnë në ”Final Eight” dhe kjo është arsyeja që ne ndoshta s’kemi mundur të kalojmë grupin tonë. Shumë trajnerë dhe plotë njerëz që e përcjellin Eurobasketin atje, kanë thënë qe e kemi luajtur një lojë të mirë dhe e kanë pëlqyer lojën tonë, e kemi pasur një lojë të mirë, energjike dhe nuk jemi dorëzuar per asnjë moment, por grupi ka qenë shumë i fortë dhe këto ishin kapacitetet tona”, thotë Beqiragiq.

Ishte përfolur për probleme brenda kampit boshnjak, çfarë ndodhi në reralitet dhe çfarë kishte e tregon vet Adisi.

Poashtu ky ishte fati jonë do të thotë që përfundoi gjithçka, jam i lumtur që morëm pjesë. Jam i kënaqur që do të kthehem. Nuk besoj që ka pasur ndonjë ndikim nga jashtë apo diçka tjetër. Eshtë e vërtetë se kemi pasur pak probleme me organizim… ama kjo nuk ka mundur të ndikojë. Ndoshta ajo që kemi mundur të bëjmë, është të bëjmë ndryshime në rotacion dhe ti pushojmë lojtarët, ama ka qenë e pamundur, sepse i kemi pasur disa lojtarë të rëndësishëm kështu që s’kemi mundur ti nxjerim dhe ti pushojmë ata gjatë kohës së rotacionit”.

Përveç kundërshtarëve të fortë, çfarë mendon ai se ndikoi tjetër në eliminimin e Bosnjes?

Përveç grupit të fortë në të cilin ishim, mendoj se po ti kishim pasur edhe dy lojtarë në rotacion që kishin mundur të luajnë në nivel të Dzanan Musës dhe të amerikanit të natyralizuar, besoj që do ti kishim befasuar të gjithë në grup, kjo është ajo për të cilën mendoj se do të kishte mundur të ndodhte”, beson trajneri boshnjak.

Në përgjithësi si e sheh ai këtë eksperiencë me Kombëtaren boshnjake?

Mund të them që ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme edhe pse më përpara kam qenë tek Turqia, Iraku e gjëra të tjera, por të jesh përzgjedhës i nje vendi prej nga e ke prejardhjen, është dicka e jashtëzakonshme dhe e veçantë, e kam shijuar në maksimum dhe mund të them që është një përvojë e mirë, një eksperiencë e papërshkruar, megjithatë duke e pasur parasysh faktin që une kam përvojë, kam arritur ti mbaj ato emocionet e mija në vete dhe të mos i shpreh shumë, ama në fund të fundit, është diçka e jashtëzakonshme ta udhëheqësh vendin tënd dhe sigurisht që jam i nderuar e krenar për këtë” e thotë me bindje Beqieagiq.

A ka ekipe që janë të interesuara për trajnerin nga Bosnja, pas rezultateve në Eurobasket, sidomos pas fitores ndaj Sllovenisë?

Po, pas këtyre ndeshjeve që kemi pasur me Bosnjen në Eurobasket, menagjeri më ka treguar që ka pasur bisedime me dy ekipe të Italisë, poashtu më kanë thirrur edhe shumë menagjera të tjerë. Ka pasur ekipe të interesuara, më kanë lavdëruar për punën që e kam bërë, kanë qenë shumë të kënaqur sidomos me paraqitjen që e kemi pas, jo vetëm kundër Sllovenisë, por kundër të gjithëve, si ti të arrish ta mbrosh, Luka Donçiqin dhe plotë gjëra tjera që i kemi bërë. Si ekip dhe si staf i trajnerëve, në përgjithësi kemi bërë një punë të mirë, jam krenar për këtë. Normalisht, unë jam trajner dhe kjo është puna ime. Jam munduar të jap më të mirën dhe sigurisht që ato lëvdatat dhe interesimet më bëjnë të ndihem më shume krenar, por unë kam kontratë me Yllin, une të hënen, filloj punën me Yllin, edhe njëherë dua ti falenderoj të gjithë tek Ylli që kanë pasur mirëkuptim, përkundër që kam pasur kontrate me ta, të më lirojnë që të përjetoj Eurobasketin me Bosnjen, kështuqë shihemi atje”, tregon ai.

Krejt në fund, Beqiragiq flet edhe për basketbollin e Kosovës, për të cilin thotë se duhet shumë punë, sepse ka shumë ngecje.

Sa i përket basketbollit në Kosovë, po mundohet të rikthehet në nivele të larta, po mundohet të rikthehet sikur që ka qenë 10 vite më parë. Ama për tu arritur kjo, duhet të punohet shumë më shumë, sidomos me lojtarët e rinjë, dmth këto janë dy gjëra të ndryshme, të cilat duhet pasur parasysh për tu kthyer në nivele shumë më të larta, sikur para 10 viteve. Duhet të punojnë ekipet shumë më shumë me lojtarë të rinjë”, mbyll intervistën trajneri historik i Yllit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.