Basketboll

DY ISH-SEKRETARËT E FBK-SË, FLASIN PËR RËNDËSINË E ASIST-IT NË EPISODIN JUBILAR

E hëna që lamë pas solli episodin e 500-të dhe jubilar të emisionit unik dhe ekskluziv për basketboll në trojet shqiptare – ASISTI.

Me nisjen e stinorit të ri të garave në basketbollin e Kosovës, startoi edhe sezoni i ri i ASIST-it i cili sivjet do të jetë edhe më i pasur dhe ekskluziv e tërë si dhuratë për audiencën besnike të tij.

Në epsiodin jubilar të ASIST-it, folën edhe dy ish-sekretarët më të suksesshëm të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Artan Çerkini dhe Nazmi Paçarada.

Ish-basketbollisti i spikatur dhe ish-sekretari i FBK-së, Artan Çerkini foli vetëm fjalë të mira për emisionin që ngroh zemrat e njerëzve për basketboll.

Emisioni i specializuar i basketbollit ASIST ishte dhe mbetet shtylle e fuqishme e zhvillimit të basketbollit në vendin tonë.

I gjithë koncepti i këtij emisoni qëndron në një fjalë të vetme “basketbolli”.
Emisionin tuaj e karakterizon një çasje analitike e zhvillimeve të basketbollit në vendin tonë dhe në tërë globin.

ASISTI pa dyshim ka ndikuar që shumë të reja dhe të rinjë ta përqafojnë basketbollin si sportin e tyre të dashur.

Uroj që ASISTI të ketë jetë të gjatë në rrugëtimin e afirmimit të vlerave sportive. Një përshëndetje e veçantë për ideologun dhe udhëheqësin e këtij emisioni, Agon Fehmiun pa të cilin Asisti nuk do te ishte ky që është sot.

Urime!

Me respekt,
Artan Qerkini

Ndërsa, fjalë pozitive për ASIST-in, pati edhe njeriu që pothuajse gjysmën e jetës ia kushtoi basketbollit, Nazmi Paçarada.

ASISTI ka një rol të madh në zhvillimin e basketbollit kosovar, që nga vitet e para të pasluftës e deri tash. Duke pasqyruar ndeshjet e basketbollit kosovar te publiku me kronika shumë interesante dhe tërheqëse. Pastaj në fazat e stagnimit, ASISTI ishte aty për ti dhënë shtytjen e madhe të rikthimit të publikut. Natyrisht që ky emision i ka meritat e veta dhe të jashtëzakonshme për zhvillimin e basketbollit në vendin e tonë dhe të merituara. Ju përgëzoj gjithë stafin në krye me Agonin dhe ju bëj thirrje të informoni publikun drejtë dhe korrekt me të gjitha gjërat që ndodhin”, potencoi Paçarada.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.