VETERANËT E BASKETBOLLIT KOSOVAR, FLASIN PËR IMPAKTIN E MADH TË ASIST-IT NË ZHVILLIMIN E KËTIJ SPORTI NË VENDIN TONË
Prishtinë(AsistiOnline) – Me rastin e emisionit jubilar të ASIST-it 500, shumë personalitete të basketbollit kosovar, ndër ta edhe veteranët kanë dhënë mendimet e veta për rëndësinë që ka pasur dhe vazhdon të ketë bindshëm ky emision.
Duke filluar nga Blerim Vuniqi e deri te Blerim Krasniqi, të gjithë ishin të një mendimi se ASISTI, ka qenë lokomotivë e zhvillimit të basketbollit kosovar, sa herë që ai ka stagnuar.
Blerim Vuniqi thotë se impakti i këtij emisioni që personalizohet me Agon Fehmiu, ka qenë dhe vazhdon të mbetet shumë i madh.
”Impakti i ASIST-it që personalizohet me emrin e Agon Fehmiut ka qenë i madh, ngase për herë të parë basketbolli i Kosovës është pasqyruar si është më së miri. Duke e ngritur basketbollin dhe basketbollistët në nivel më të lartë e fal ASIST-it, basketbolli ka interesim dhe shikueshmëri shumë të lartë. Andaj shfrytëzoj këtë komunikimin me ju që ASIST-it dhe Agonit të ju uroj jetëgjatësi”.
Një koment shumë pozitiv e dha edhe veterani dhe doajeni i basketbollit pejan dhe kosovar, Valdet Spahija.
”Te nderuar stafi i ASIST-it, së pari ju uroj rrugëtimin e suksesshëm deri te emisioni i 500-të jubilar. Duhet të përmend se si emision i vetëm i basketbollit, ka pas jehonë të madhe në popullarizimin e basketbollit në Kosovë por edhe të basketbollistave si vendorë dhe ata të huaj, duhet falenderuar stafin e palodhshëm në krye me ideatorin e emisionit, Agon Fehmiun. Ju uroi vazhdimësinë e emisionit të suksesshëm me fillim të kampionatit. Urime, urime”.
Një prej basketbollistëve më të mirë që ka pasur basketbolli i Kosovës në vitet e para luftës, Vllaznim Perani u prononcua nga Austria, atje ku jeton dhe vepron prej vitesh.
”Asisti për mediat e TV, ishte një risi shumë e qëlluar në atë kohë, kur basketbolli e arriti kulmin e popullaritetit . Ishte emision unik i larmishëm dhe i cili preku temat dhe pati ndikim të madh në zhvillimin e sportit numër një në Kosovë, dikur! Me rikthimin e ASIST-it vulosi atë që e ceka më lartë… Duke ja shtuar edhe AsistiOnline që e bëri edhe me atraktiv me të gjitha të rejat në basketbollin modern në kohë me plotë kuptimin e fjalës. Agonit dhe stafit ju uroj të gjitha të mirat në të ardhmen”.
Vetëm fjalë të mira dhe komplimente por edhe urim për vazhdimësi, shpalosi edhe një ish-basketbollist i spikatur, veteran dhe tash trajner, Blerim Krasniqi.
”Për të shkruar se ç’rëndësi ka pasur emisioni ekskluziv ”ASIST” dhe ka për basketboll, nevojitet një referat i tërë me faqe pa fund!! Për emisionin jubilar të 500-të ”ASIST” urimet e mija dhe besoj e shpresoj të të gjithë dashamirëve sportiv, si dhe atyre që janë në baskeboll është çdo fjalë, çdo urim si dhe kompliment i mangët. Urime të veçanta shkojnë për ideatorin e kreatorin e emisionit, Agon Fehmiu i cili me shumë pasion, dëshirë si dhe vullnet dhe i pa lodhëshem. Si dhe kur basketbolli përjetonte çaste të krizës, ai arriti që ta mbajë gjallë basketbollin, si dhe kreatorët e basketbollit: klube, zyrtarë, lojtarë, financierë, duke bërë një marketing fantastik sportiv-basketbollistik. Me shumë transmetime, informata, emisione speciale etj etj etj. Juve stafit e në veçanti Agon Fehmiut i dëshiroj që të vazhdoj me pasionin e njejtë dhe të vazhdoj të përgatis emisione të tilla, duke e përgëzuar pa fund. Paqit shëndetin, ju priftë e mbara”.
Komentet janë të mbyllura.