Basketboll

Spanja e mposht skuadrën më bindëse të Evropianit, arrin në finalen e madhe

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse shumë pak kush e kishte parashikuar në finale për shkak të ndrrimit të të gjeneratës, megjithë këtë Spanja është finalisti i dytë i Eurobasket 2022.

Spanjollët sonte e mposhtën në gjysmëfinale ekipin që luajti deri tash më së mirti në këtë Evropian, Gjermaninë me rezultat të ngushtë 91-96.

Kjo sfidë ishte tepër interesante me Spanjën që e nisi çerekun e parë pak më mirë (24-27), derisa kundërpërgjigjja e gjermanëve erdhi shpejtë me çerekun e dytë që ju takoi atyre (27-19) për të shkuar në pushim me avantazh 51-46.

Gjermania e nisi edhe pjesën e dytë më mirë duke e fituar çerekun e tretë (20-19), por spanjollët me traditën e madhe që kanë, nuk u dorëzuan fare dhe në periudhën e fundit (20-31) dhe vendimtare morën kontrollin e ndeshjes, madje e fituan atë me meritë falë traditës së madhe që zotërojnë disa nga basketbollistët e tyre.

Amerikani i natyralizuar i Spanjës, Lorenzo Brown ishte maestral në këtë fitore sonte me 29 pikë, por u ndihmua fuqishëm edhe nga Willy Hernangomez me 16, Juancho Hernangomez me 13 si dhe Alberto Diaz me 10 pikë.

Te Gjermania ishin të pamjaftueshëm për fitore, Dennis Schroder me 30 pikë e Andreas Obst dhe Franz Wagner me nga 15 pikë secili.

Kjo fitore e dërgon Spanjën në finale të Eurobasket 2022, atje ku takohet me Francën.

Gjersa, Gjermania eliminohet këtu edhe pse sivjet tregoi lojëra fantastike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.